Legjenda e Detit

Legjenda e Detit

Për ata qe humben jEten.
Dy fjale do them ne kasEte.
Mi prodhoi zEmra, vEte.
Smund te rri te bëj zehIr,
jam i gjAll, smUnd te rri shtrire.
Mendoj qe shprEh te vërtetën
për ata qe humben jEten
për ata qe humben shprEsen
e për ata qe u prene bEsen.
Për ata qe hUmben ditën
e për ata qe u trondIten
për ata qe nUk u rriten
për ata qe su gezUan,
për ata qe su martUan
e për ata qe humben grUan
për shegen qe humbi ftUan.
Për ato qe hUmben burrin
për ato qe humben nUrin
për ato qe humben nUsen
u mbEten stolite ne sunduq
kalamAke, faqekUq
pa rrItur, si burbUq
qe patën nenat mbi sUpe
dhe i humben përtej tUtje.
Për ato fOshnjet e njoma
për ato gezImet tona
për ato lule limOna
qe mblIdhen me napoleona.
Për ato nEnat e reja
qe zdInin ku i zu preja.
Për ata trimat te flAket
qe i lAne shendetin plakes
e i thanë mirupafshim nEnes,
me te drIdhurat e zemrës.
Për ata përtej qe prItnin
grUan , mOtren ,farefIsin
i prIten po nuk u sosen,
as vdIqen , as u varrOsen
i perpiu dallg e dEtit
po thuaj për qEjf te qejfit.
Për ata qe mbeten gjAll
dhe u tradhetuan me vAle
për ata kush i renkOi ??
I shikOj e nuk besoj!
I shikOj e nuk lotoj!
I shikoj e nUk renkoj!
Për ata qe gE skan prekur
E për ata qe skan te vdekur.
Për ata lisat e gjAte
qe e dhanë jetën një nAte
te rInjte fëmijë dhe gratë,
me te shumtit qenë vlonjAt.
C'pAte dorë dorë qe i fundose ?
Detin tOne pse e shgylose ?
C'faj te patën hallegjInjte
sidomos grAte dhe femite ?
Si guxOve i rexove , e pastaj nuk i ndihmOve ?
Ahh ti moj dOra kriminale
na u gjende sot ne hAlle.
HarrOve zoterine tënde
kur Ishe ne këto vende
kur erdhe me okupIme
ne te mbajtem me therrIme
ne te lame e te ngrOtem
dhe kur vdIqe te varrozem.
Ne te dhAme buke me gjell
e ne te dhame mish ne hEll
te mbAjtem ne shtepi brenda
si djali qe qan te nEna.
Ne te vEshem e te deshem,
por tAni si mund te heshtem ??
Gjeje vEte si e bërë,
ashtu siç e lave ndEre,
ashtu siç e njOme ,thAje
gjynAhun për vete , mbAje.
AAhh more vend i pa fat
pse kjo toke u be lugAt,
pse dita po bëhet nAte ?
Pse gjEthet po mbeten thate ?
Pse jeta shkon me merAk ?
Pse zIja shkon prag me prag ?
Pse sheshet po mbushen gjAk ?
Pse mAlet po ndizen flakë ?
Pse te vriten djEmt e ri ?
Pse te varrOsen fëmijë ?
JEta njeher të troket,
e pastaj s'ka me tjEter jetë.
Kush vrEte njeriun e vete,
çfarë fitOn , e shfAre humbet ?
Le të qAjne pleqte e mjerë,
skAne me lot , se u kan rrjEdh.
Kush do shenOj ne defter,
fAqen kush do na e rrjedh ?
Ndaj po presim te dal diElli,
çfarë e mirë do bie nga qiElli ?
Kush do fjAlen trashëgimi,
kur perciel babAi te birin ?
Kur do të fitOjme besimin,
kur me dorë po nxierrim sYrin ?
Ku është nisur kjo do shkOj,
do ze vEnd e do qëndroj,
do dal dIell e do ndricoj,
do gezOj kush do shpetoj,shpetofshin te gjIthe i shalla.
Do shembet për jEte e liga,
do vrIte dhuna dhe frika,
djAli do qafos babane,
cUpa do puthi mamane,
vellAi do të doje vellane,
e lIga do dalë menjan
ashtu siç e ka bërë bOta,
qe ka dal nga këto pOrta.
Ata qe se patën fat , do mbeten themel i Arte
do ngjIten lart e me lartë,
do cElen lule zambane,
do gdhEnden pllaka mermeri
me faqe kthyer nga diElli,
me shteg bAlli kthyer nga Vlora,
me shikim nga mAlet tona.
Për te gjithë ata qe rAne,
për te gjithë bIjet tanë,
me lUle do pershendesim,
si Yje te gjithë do shkrepen,
nuk u vrAne me njëri-tjetrin,
bashke e kAne tokën dhe detin,
bashke e perballUan qametin
dhe bashke e kanë te gjithë lezEtin.
Dhe ata qe nUk u preken,
me shpirt e zEmer u tretën,
dhe ata nUk i harroj
bashke do qaj e do kendoj.
Përsëri do celet kEnga,
përsëri do gezoj zEmra,
do gezoj babAi e nëna,
do hidhen vAllet e tenda
e do gjumOjne zilet e renda.
Do mbillet fUsha me grur,
nUk do këtë kufi dhe mur.
MAlet do të kenë blederima,
do kEt thulo vershellima
e kur te verdhoj trendelIna,
do lidhen nëpër shamIra.
Do ngrihen dyqAne prapë
do ket dIell , do ket vAp
do ket shI , do ket debOre
do ket dAsma e dasmore.
Do ket lulishte dhe pArqe
do ket dashurI dhe vargje.
Do dAlin politikane,
bUrra te urt ,babaxhAne.
Nuk do ket bUrgje , hasAn
do ket dhE kundershtar,
nuk do ket akUza shpifje dhe denime me medYshje.
Nuk do ket vjedje bagetIsh,
nuk do ket as sorolIsje.
Nuk do ket jallash shahish , sa te tu e sa te mit.
Do na hiqen alergjIte
me te bArdhe e me te zi.
Fati kishte disa grOpa,
fati kishte disa tOpa,
pa do bindet dhe eurOpa
qe nEve ja bëtë hopa.
--------------------------
Sigurisht do duhen vIte
te bëhen kEto arritje.
Me një qeveri te mIre
populli do ket deshIre,
te punoj te hA i qete,
se cili ne pune te vEte
e siç kalone ujte ne lUme
do bEhet pune e mbi pune,
do dal blEta te punoj
do ta sjell mjaltin te zgjOi.
At hEre me siguri
do të kemi dhe mbarresI
do të kemi zjarresI,
do të kemi dashurI,
do të kemi frym e lirI,
e halle madhja ShqiperI,
do ket ndEr , do ket lavdI
do ket dhE demokraci !!!

31-03-1997

0 commenti:

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.