Kenga e Selman Kadrise
I shkoj haberi kësaj Shqipnise,
Mej knue hatmet Selman Kadrise,
Pushke te madhe i dha Serbise.
Pushke te madhe na 'i ka dhanë,
Preu vojvoden qat kapetan.
Se Semani nau qokja n'kam.
Të Miliqi hi o kanë ,
Au qove zotni ja ban?
A u qove more zotni?
Po u qova o Selmani i ri.
Po u qova or Selman,
Kam qu gjinen me thirre mbrame,
Ku je kanë djalo qe s'je ardhë.
Qe Selmani tha s'mujta me dalë,
Kur ti thirrjet m'I ke qu
unë ne ship s'jam qillu.
Të tretën thirrje e kam marrë
Dhe qe zotni tek jam ardhë.
Q'ka po thotë Miliqi i pite,
Du me dalë unë me u shetite.
Jo ma anej se tej n'Muzhevine.
N'Muzhevine n'katundin Cerce,
Du me dalë me nxane naj peshk.
E Selmani çka i ka thanë ,
A të vijë me ty zotni ja bane.
A të vijë me ty more zotni ,
O çka t'bane lazem ty.
E Miliqi shka po bane
N'tesha e ngrada ish kanë veshe,
E murr pushken me gjithë rreth.
Edhe niskan me t'fillu,
Dhe gurajat i kanë trupu.
Ne Muzhevin kur janë dalë,
Qe Miliqi po e flete ni fjale.
Jam paqef tha o Selman.
O paqef tha jam qillu.
O s'po muj armet me'i qu.
Thotë Selmani ami mu.
Mi jep mu more zotni,
O se vijë rroktare me ty.
O çka te bane lazem ty.
O ja dha armet me gjithë rreth ,
Murre Selmani e po i vesh,
Pergjithmone i bajte me shnet.
Kane nise rrugën kanë t'fillu.
Thotë Selmani lume për mu
Shka Selmani ish tuj menu.
Kurrë m'a ne shtek s'më ka ardhë mu,
Këtë tradhtare unë me hjeksu.
Unë me hjek këtë tradhetare ,
Se shumë dam ka ba n'shqiptare,
Ka lane nanat pa djem të ri,
Nuset të reja ka kthy n'xhini,
Ka vra gjin tuj shku n'mulli
E qobane ka pre me dhi.
Neper djepa ka pre sabije,
Ah me singi ahi,
Si ne Kosovë edhe ne Boshjaki.
O Selmani çka po bane ,
Pese fysheke ne pushke po i lëshon.
Pese fyshek n'pushke o i ka leshu.
Dhe përpjetë niher ka gju.
Forte shkau iu ka ngrmu.
Pse me pushke Selman po lune,
Kqyre djalë se po me vret mu.
E Selmani ma ka mashtru,
Rruge e shtire ka qellu,
Me dalë kush me ba me na gju,
Unë për ty du me luftu ,
Kogja mirë m'a ka mashtru.
Tridhjete hapa nuk janë shku,
Dhe Selmani iu ka ngermu.
ju ngermu dhe i paska thanë,
kthehu knejna or tradhtare.
A e din ti sa ke vra shqiptare,
Shumë e nana ke lane pa djalë,
Shumë e gra ke lane pa fëmijë,
Shumë e nuse i ke kthy n'gjini,
ke vra gjin tuj shku ne mulli,
E qobane ke pre me dhi.
Ke pre edhe shumë sabije ,
Ne singi ahi, si ne Kosovë dhe ne Boshjaki ahi.
Ai Selmani çka po bane , pushken ne faqe po ma vnon.
O me te parën ne ballë ia ngjiti, tru e floke te tana n'zalle ia qiti.
E ka prite deri i ka dalë shpirti.
Për dy kambeve me duer ia ngjiti ,zhage ma ngrehi verrishtave ma qiti.
Oh ne verrishta po ma qet, ia dathe cizmet sa o kanë i nxete.
Ia murr pushken me gjithë rreth, lamtumire Miliq Kerste i thete,
Dil e vraje ti shqiptare apet.

O Selmani c'ka po bane n'katun te vete o hi o kanë,
Sadri plakut o za po'i bane.Miliq Kerstene e lash te vrane .
Të Sadri plaku koka hi;
O kum ni do djem ne mal oi ki ,
Me me ba me ta të shkojmë për Shqipni.
Sadri plaku çka ka thanë , hala nana s'ka ba djalë
Miliq Kersten q* del e vran.
Mos besofsh o mixhe i tha ti, shikoje vete pushken e tij
Krejt ne serm t'a paqa fale ty.
Sadri plaku çka i ka thanë , hiqmu dere more ti djalë .
Njezet robe ne ship i kam, me ba hyqmi vesh me marrë.
Le qe mue me pushkaojne por robije robte mi qojne.
Atëherë Selmani çka po bane , trup e trupe ne kufije po shkon.
Ngat kufinit kur o shku , o atje i kanë kallezu.
Me pase krahe me fluturu, gjallë n'atë anë nuk mun me pshtu.
O Selmani merzite o kanë dhe menu djali koka kanë.
Një daje ne Cerce unë e kam, o një daje tha m'ka qillu.
Pra te daja du me shku, qaren daja ma bane mu.
Ne male te Cerces paska shku, do qobane është taku.
Ne do qobane zatet ish kanë , a u kullosin o djem ua bane.
Hane kapak more drumtare. T'kujna jeni u ka thanë?
Njani tha jam i babes Rame. E Selmani gzue ish kanë!
Lumi unë bre te pasna daje. Daja jem kokë qellu,
Ti te shpia n'ven me shku, unë dhente kam me ti ru.
Të daja Rame ti me shku, thuj selam Selmani t'ka qu.
Shumë selam Selmani pot e bane, o do buke ka thanë me ma dhanë.
E ai djali çka po bane , se te shpia fill po shkon,
Baba Rame aty ish kanë , ai ish kanë tuje e mblue ji talle.
Djalit te vete çka i ka thanë, Ku i ki dhite biro ku i ke lane.
Edhe djali çka i ka thanë shumë selam Selmani pot e bane,
Shumë selam ai ty tka qu, o do buke ka thanë me ma pru,
o ish lodhe kambet e kishin lshu.
Atëherë Rama iu ka ngermu , shuj kopil mos u me rrej mu,
Ka tri ditë qe n'Shqipni ka shku.
Jo vallahi i tha o baba Rame, tuj rujt dhite ne male e kam lane,
Unë e ngjohe more nipin tonë.
Atëherë Rama çka po bane, ni boshqe ne dorë me buke e ka marrë,
dhe do djathe dhe po t'fillon.Ne male te Cerces fill po shkon.
Eh ne Selmanin zatete është kanë edhe ngryke ata janë marrë,
Bash qyshe merret nipi me daje.Se Selmani qa i ka thanë ,
Tej ne kufije unë jam kanë , ngate kufinit mue m'kanë kallezu.
Me i pase krahte me fluturu , gjallë n'atë anë nuk muje me pshtu.
Atëherë Rama çka i ka thanë , mos ki gajle nipash ia bane.
Mosi ki gajle or nipi i ri , se ka daja miqet ne Tutin,
I kanë lidhje me Shqipni , pa i therre ne kambe daja ne atë anë te shtine.
Tej ne shpi daja do të shkon me marrë kalin me samara,
Një temlik me shami te bardhe e tevdil daja te bane,
Pa nji there n'kambe daja te qone, e Selmani çka i ka thanë ,
Mos te vonohesh daje ia bane se po vjene e kush po me gjane.
Me pa Rama çka po bane, se ne shpi qeni nuk po shkone ,
Ne Vode n'Istoge shkue tek a kanë. Ranguliqit rajes n i ka thanë.
Sa don myzhde Rale me m'dhanë, për Selmanin q* t'a kam nxane.
Atëherë Rala çka i ka thanë , e vërtetë kjo mos më kanë,
Kryet e tanë në vend te tije te shkone.
E vërtetë tha kjo ka me kanë se n'male te Cerces e kam lane.
Me pa Rala atëherë çka po bane i'a dha myzhde njimidinare.
Shpejte ne sup kokan shku, komaniri bane kuku për mu.
Një xhanare këtu s'më ka qellu , krejt patrulla i kem qite me ru,
Sherr qai Rala ish kanë qillu, magazinat tha qelmi mu.
Kokan veshe dhe armatu e ne male te Cerces kokan shku.
Me pa Rama tash çka po bane, se ne shpi qeni po shkon.
E murr kalin me samar, nji temlik me shami te bardhe ,
Të Selmani fill po shkon.
Dhe Selmani i paska thanë , je vonu pak daja Rame.
Mos n'Istoge tutna je kanë, mos ne Istoge tutna je shku ?
Dhe për mu ti ke kallezu. Shuj bre nip Rama i ka thanë ,
jo atahen daja s'ta bane.
E Selmani i paska thanë pse sakicen daje e ke marrë,
Apo ngon or nipi ri , unë kur te kthehna prej Tutini,
du me i pre do thupra lejthi. Eh Selmani çka po bane
Vesh temlikun dhe shaminë e bardhe
E shkurte havalja ish kanë , i ra havalja deri ne kame.
Daja pushken ia ka marrë me nji lluge ia paska lane.
Hype ne kali dhe po t'fillojen.
Dhe Selmani po menon, me ba deka mu me m'ardhë
Me ba deka me m'ardhë mu, le qe vete unë kam me shku.
Po me deke i veshun si gru, tanë Shqipnise marrë kam mei leshu.
Atëherë Selmani çka ka thanë, nalma kalin daja Rame,
Du mu kthye pushken me marrë, daja kalin s'ia ndalon.
Njanen kambe ne toke ma qiti, kuku tjera n'prraqe iu koqite,
Daja i zi i suell sakice, cille daje tha zoti t'fikte për Miliqin nipin pe mbyte.
Edhe nihere i ra sakice , krahe e kofshe ia llomite edhe pushken ia grabite ,
Dhe me te perjete paska qite. Aty shkijet janë avite.
Edhe shkijet çka kanë thanë, qyshe Selmanin ti kështu me bame,
Kem pas qejf te gjallë me nxane, e me pa ata çka po bajne
Hype ne kali po ma qojne tu Serezi po ma leshojne
Me nji qebe po ma mblojne , gjithë njerezia po bane seri
Qyshe vojvoden e preu ky njeri, kem pas thanë se zen asqeri.

Naqallniku me pa çka po bane , te Selmani fill po shkon,
Qizme n'krye medet po i mshon, kallzoje vendet ka je kanë ,
Edhe buke Selman kush o t'ka dhanë, rënë me na kallezu,
Ne spital na kemi me te qu, kanë mjeket me te sheru.
Ne paq ymrin ke me pshtu e ne ship kem me te leshu me shku.
Fort Selmani po bane gajret, rrehke djali shahadet,
or qyfare mos te qofsha fale, shahadetin s'mun ma ndal
S'mundesh me m'shti njerëzitë ne qafe me i marrë,
Se kam mendjen me t'kallzu, i ka thanë ,unë shpirtin du me dhanë.
Të mbramen fjale ai po e flet , me prejti daja kuku medet ,
Me u ba mirë me hyqymet, ne katër anet e dhan radine.
O e preu daja more o Selman Kadrine.

Se ne atë kohe more a kanë Serbia, s'vonoje shumë more ka ardhë Shqipëria.
Si Shqipëri e e dina edhe vete u lirue populli krejte.
Nana e Selmanit po kanë o medet. Neper sakaqe vaj po bane.
Ma kajne nana, motra e bija , po ma kajne more shoqnia,
Gjame po bajshin miqaia.
Nana e Selmanit fort vaj po bane , a ka ba nana naj djalë,
Q* del e vret qat vllaun Rame.
A ka ba nana naj djalë si zana, oh pajton zemra nana.
Ia jap dhete o me gjithë dhi, ia jap hanin me mulli
Edhe tokën me tapi.
Kështu halla vaj po bane, Liman Beka qojka ne kambe.
Hajt halle e te paqa nane, as ni pare uk du me ma dhanë.
As ni pare nuk t'a du , Liman Beka ne ship o shku.
Të vllait Bajramit iu ka ngermu.
Qou Bajra he tungjate jeta, mos t'a lame soten për nesra
PerSelmanin mos t'na dhimbset jeta.
Të dy djemtë kokan que ne kambe, ditë e ejte ish kanë Pazar.
Shumë e hallku ne Pazar po shkojnë, në fund te Istogut prite paskan nxane.
Dikur Rama vjen me pajton, po vjen Rama ne pajton hi,
Shumë do hallk janë kanë mbas tij.
Tane qasi po tanë hafije , q* kanë pre shqiptare për shkije.
E aty te vojte janë kanë, Liman Beka përpara i ka dalë.
Haje hajde i tha o Rama i zi, ku ma kije staren Serbije.
Ku ma kije biro Kral Petrin, te fali zoti e te hanger dreqi.
O kanë gjithë Shqipnia për veti.
Liman Beka me pa q'po bane , nxuerr manxerren e n'krye po I mshon,
Pa pikë shpirti ma ka lane. Iu dok pak Bajramit e pret ne tjetrën anë.
Po e bajne për nishan.
Ngoni Hoxhe edhe ju haxhi, këta ne dhe kushe mos më shti,
Le ta shtine popi I zi, se popi I zi është oi tij.
Oh në vend te xhematit o tha hajt more kryqali shki.

Legjenda e Detit

Legjenda e Detit

Për ata qe humben jEten.
Dy fjale do them ne kasEte.
Mi prodhoi zEmra, vEte.
Smund te rri te bëj zehIr,
jam i gjAll, smUnd te rri shtrire.
Mendoj qe shprEh te vërtetën
për ata qe humben jEten
për ata qe humben shprEsen
e për ata qe u prene bEsen.
Për ata qe hUmben ditën
e për ata qe u trondIten
për ata qe nUk u rriten
për ata qe su gezUan,
për ata qe su martUan
e për ata qe humben grUan
për shegen qe humbi ftUan.
Për ato qe hUmben burrin
për ato qe humben nUrin
për ato qe humben nUsen
u mbEten stolite ne sunduq
kalamAke, faqekUq
pa rrItur, si burbUq
qe patën nenat mbi sUpe
dhe i humben përtej tUtje.
Për ato fOshnjet e njoma
për ato gezImet tona
për ato lule limOna
qe mblIdhen me napoleona.
Për ato nEnat e reja
qe zdInin ku i zu preja.
Për ata trimat te flAket
qe i lAne shendetin plakes
e i thanë mirupafshim nEnes,
me te drIdhurat e zemrës.
Për ata përtej qe prItnin
grUan , mOtren ,farefIsin
i prIten po nuk u sosen,
as vdIqen , as u varrOsen
i perpiu dallg e dEtit
po thuaj për qEjf te qejfit.
Për ata qe mbeten gjAll
dhe u tradhetuan me vAle
për ata kush i renkOi ??
I shikOj e nuk besoj!
I shikOj e nuk lotoj!
I shikoj e nUk renkoj!
Për ata qe gE skan prekur
E për ata qe skan te vdekur.
Për ata lisat e gjAte
qe e dhanë jetën një nAte
te rInjte fëmijë dhe gratë,
me te shumtit qenë vlonjAt.
C'pAte dorë dorë qe i fundose ?
Detin tOne pse e shgylose ?
C'faj te patën hallegjInjte
sidomos grAte dhe femite ?
Si guxOve i rexove , e pastaj nuk i ndihmOve ?
Ahh ti moj dOra kriminale
na u gjende sot ne hAlle.
HarrOve zoterine tënde
kur Ishe ne këto vende
kur erdhe me okupIme
ne te mbajtem me therrIme
ne te lame e te ngrOtem
dhe kur vdIqe te varrozem.
Ne te dhAme buke me gjell
e ne te dhame mish ne hEll
te mbAjtem ne shtepi brenda
si djali qe qan te nEna.
Ne te vEshem e te deshem,
por tAni si mund te heshtem ??
Gjeje vEte si e bërë,
ashtu siç e lave ndEre,
ashtu siç e njOme ,thAje
gjynAhun për vete , mbAje.
AAhh more vend i pa fat
pse kjo toke u be lugAt,
pse dita po bëhet nAte ?
Pse gjEthet po mbeten thate ?
Pse jeta shkon me merAk ?
Pse zIja shkon prag me prag ?
Pse sheshet po mbushen gjAk ?
Pse mAlet po ndizen flakë ?
Pse te vriten djEmt e ri ?
Pse te varrOsen fëmijë ?
JEta njeher të troket,
e pastaj s'ka me tjEter jetë.
Kush vrEte njeriun e vete,
çfarë fitOn , e shfAre humbet ?
Le të qAjne pleqte e mjerë,
skAne me lot , se u kan rrjEdh.
Kush do shenOj ne defter,
fAqen kush do na e rrjedh ?
Ndaj po presim te dal diElli,
çfarë e mirë do bie nga qiElli ?
Kush do fjAlen trashëgimi,
kur perciel babAi te birin ?
Kur do të fitOjme besimin,
kur me dorë po nxierrim sYrin ?
Ku është nisur kjo do shkOj,
do ze vEnd e do qëndroj,
do dal dIell e do ndricoj,
do gezOj kush do shpetoj,shpetofshin te gjIthe i shalla.
Do shembet për jEte e liga,
do vrIte dhuna dhe frika,
djAli do qafos babane,
cUpa do puthi mamane,
vellAi do të doje vellane,
e lIga do dalë menjan
ashtu siç e ka bërë bOta,
qe ka dal nga këto pOrta.
Ata qe se patën fat , do mbeten themel i Arte
do ngjIten lart e me lartë,
do cElen lule zambane,
do gdhEnden pllaka mermeri
me faqe kthyer nga diElli,
me shteg bAlli kthyer nga Vlora,
me shikim nga mAlet tona.
Për te gjithë ata qe rAne,
për te gjithë bIjet tanë,
me lUle do pershendesim,
si Yje te gjithë do shkrepen,
nuk u vrAne me njëri-tjetrin,
bashke e kAne tokën dhe detin,
bashke e perballUan qametin
dhe bashke e kanë te gjithë lezEtin.
Dhe ata qe nUk u preken,
me shpirt e zEmer u tretën,
dhe ata nUk i harroj
bashke do qaj e do kendoj.
Përsëri do celet kEnga,
përsëri do gezoj zEmra,
do gezoj babAi e nëna,
do hidhen vAllet e tenda
e do gjumOjne zilet e renda.
Do mbillet fUsha me grur,
nUk do këtë kufi dhe mur.
MAlet do të kenë blederima,
do kEt thulo vershellima
e kur te verdhoj trendelIna,
do lidhen nëpër shamIra.
Do ngrihen dyqAne prapë
do ket dIell , do ket vAp
do ket shI , do ket debOre
do ket dAsma e dasmore.
Do ket lulishte dhe pArqe
do ket dashurI dhe vargje.
Do dAlin politikane,
bUrra te urt ,babaxhAne.
Nuk do ket bUrgje , hasAn
do ket dhE kundershtar,
nuk do ket akUza shpifje dhe denime me medYshje.
Nuk do ket vjedje bagetIsh,
nuk do ket as sorolIsje.
Nuk do ket jallash shahish , sa te tu e sa te mit.
Do na hiqen alergjIte
me te bArdhe e me te zi.
Fati kishte disa grOpa,
fati kishte disa tOpa,
pa do bindet dhe eurOpa
qe nEve ja bëtë hopa.
--------------------------
Sigurisht do duhen vIte
te bëhen kEto arritje.
Me një qeveri te mIre
populli do ket deshIre,
te punoj te hA i qete,
se cili ne pune te vEte
e siç kalone ujte ne lUme
do bEhet pune e mbi pune,
do dal blEta te punoj
do ta sjell mjaltin te zgjOi.
At hEre me siguri
do të kemi dhe mbarresI
do të kemi zjarresI,
do të kemi dashurI,
do të kemi frym e lirI,
e halle madhja ShqiperI,
do ket ndEr , do ket lavdI
do ket dhE demokraci !!!

31-03-1997

G.Bani Feat. Clo D - Vetëm për një natë

Intro : G.Bani
Ëhë ... ëhë
Clo D ... Bani G ... N.j.n.v

Ref 2x : G.Bani
Të lutem mos qaj deri natën von
Të lutem mos më merr në telefon
çdo gjë mbaroj dhe mos më mbaj inat
Të bëra të dridhesh vetëm për një nat


Verse 1 : G.Bani
Jo jo nuk më pëlqen sjellja jote tani më
Do të bëjë tepër mirë se një vajz më është shtuar
Por dhe ne u puthëm për një natë e qamë këtë
Mos më mbaj turi së koti sepse nuk jemi të martuar
Gocë qejf bëra un e qejf bëre ti
Po përse më shikon ashtu sikur ta kam bër me hile
E si kujton ti sis si mund të marr pak dashuri
Kur në mes të natës më çon zile moj debile
Lë lë lëri filmat lëri motër lëri djallëzit
U largova për jasht shtetit prandaj ti mos më prit
E di që ty të pëlqej un por un pëlqej peripecitë
E nga një kontinent në tjetrin të provoj vajza çdo ditë
Dhe të lutem largohu sepse ti pamjen po më vret
Kam ardhur bukur që t'ja kaloj e të njoh ndonjë simpatike
E meqë historia jote doli në gazet
Vajz ose çohu ose ik ulu në karrike...ke...ke.. .


Ref 2x : G.Bani
Të lutem mos qaj deri natën von
Të lutem mos më merr në telefon
çdo gjë mbaroj dhe mos më mbaj inat
Të bëra të dridhesh vetëm për një nat


Verse 2 : Clo D
Haaarroje këtë numër dhe mos më merr në telefon
As mos fillo që të më thuash sikur ti bukur ja kalon
Por që ta dish diçka shum mir ma lov për ty smë bëhet von
Nuk më valon ça po kërkon a më dëgjon
ça po të them ti këto gjëra i ke gabim
Nuk ma ndjen se ke zën dashnor e po bën xhiro me makin
Ik edhe hidhe zgjuarsin vajz
Aty ku do të shkoj un në këtë çast të bukur fare
Me të tjera ja kaloj dhe nuk të mendoj jo
Ta kuptosh dhe vet mos mu hiq mua mendjeleht
Se të tilla sikur ti nuk i lëshon me seriozitet
Atë nat që ti më puthe isha tapë me fërrnet
Ky është vëtem një realitet një e vërtet
Ma bën tani po e tepron nuk ka lezet
Për ty ish një dashuri ndërsa për mua veç një set
Tamam si prova teknike
Tani që historia jote doli ne gazet
Vazj ose çohu të kërcesh ose ik ulu në karrike...ke...ke.. .


Ref 4x : G.Bani
Të lutem mos qaj deri natën von
Të lutem mos më merr në telefon
çdo gjë mbaroj dhe mos më mbaj inat
Të bëra të dridhesh vetëm për një nat


Outro : G.Bani
Clo D ... G.Bani
Jua kishin thën se do ta ha...hahahaha...

G.Bani Feat. Sindi - Mikrofoni i Arte

G.Bani Feat. Sindi - Mikrofoni i Arte

Verse 1 : G.Bani
Eeedhe nje here ketu gati per lufte pozicion
Se gati jam gjithmon kur situata e kerkon
Ndermjet seteve jetoj se di a me kupton
Gjendem aty ku ka ritem por qe vajzave aksion
Qe gjithmon nuk me behet von nuk me behet von
Mos me jep keshilla sepse kam nja dy tre ton
Me makina dhe motorra xhiro deri naten vone
Bredhim edhe me mercedesa bredhim edhe me furgon
Berdhim dhe e dredhim dhe mileti degjon
Kur family eshte ne timon
Askush se parakalon
As horoskopi dhe filxhani nuk e parashikon
Eshte bani money dhe firmani tani nuk me ndalon
Dhe asnjeri s'me kalon
Kur vjen fjala per rap
Erdha titullin t'ju marr dhe t'ju tregoj kush eshte i pari
Ne mikrofon e kisha llafin dhe jo ne vrap
Dhe meqe nga publiku jam po ju kerkoj ato prej ari


2x-Ref:Ngrini duart larte sa me larte
Qiellin te arrijme qe ta kuptoni me qarte
Me ritmin si rrufe dhe me vargun e zjarrte
E dini se kush eshte mikrofoni i arte


Sindi : This is a compation for the gold microfon,for the gold microfon
G.Bani : Ky eshte stili im,ky eshte ky eshte stili im
Tani eshte vone per tjeter se G.bani dora vete
Sindi : This is a compation for the gold microfon,for the gold microfon
G.Bani : Come on put your hand up
Family is in the house
Sindi : My only mision is to make you to understand it.


Verse 2 : G.Bani


Ku kisha mbete
Kap mikrofonin qe nga mosha 16
Pret bilete per mrekulline tjeter
Asnje fenomen garente
Dhe u ngula ne kujtese
Per te thene se jam numri 1 do te ishte thjesht ngaterrese
Jam numri 1 2 3 4 edhe 5
Mjafton qe ta shikojme temen pak sa me kujdes
U bene te gjithe rapista edhe hapen nga nje thes
U bene te gjithe gangsterra edhe flasin per te zeze
Se nuk eshte loja nga goja po te merret goja nga loja
Sa do te doja te thoja
Nga bien tirana nga troia
Kur i ngarkoja bashkoja
Mbaj koken lart si shqiponja
Mos harroja si doja ndal pak pa pasoja
Ne keto troie harroje
Menyren tende vazhdoje
Menyren time per loje
Mesim per mesim ke nevoje
He pra thoje pranoje
Mos bej si gango se s'eshte loja
Kush nuk mund ta besoje le te vij qe ta provoje

2x-Ref:Ngrini duart larte sa me larte
Qiellin te arrijme qe ta kuptoni me qarte
Me ritmin si rrufe dhe me vargun e zjarrte
E dini se kush eshte mikrofoni i arte

Sindi : This is a compation for the gold microfon,for the gold microfon
G.Bani : Ky eshte stili im,ky eshte ky eshte stili im
Tani eshte vone per tjeter se G.bani dora vete
Sindi : This is a compation for the gold microfon,for the gold microfon
G.Bani : Come on put your hand up
Family is in the house
Sindi : My only mision is to make you to understand it.

2x-Ref:Ngrini duart larte sa me larte
Qiellin te arrijme qe ta kuptoni me qarte
Me ritmin si rrufe dhe me vargun e zjarrte
E dini se kush eshte mikrofoni i arte

Ky eshte stili im

G.Bani
- Ky eshte stili im

Intro :
Bani.G Yo
Emigrimi kush e ka provuar
Vetem ai mund te flas
Ju tjeter mund te kujtoni se nxjerrim para
Jemi si mbret jemi si princat
Po i themi detit daj Emigrimi...

Verse 1 : G.Bani
Qe nga femij i vogel pash sec ishte emigrimi
Kuptova se cfare roli luante nje leje kalimi
Por se kisha domethenien detyra e ka len ca
Ishte domethen dhe e imja qe t'ju fike
Shqiperi Greqi disa here ne ne dite
Disa here ne muaj disa here ne vite
Nuk ishte thjeshte se mu merzit jeta ne rubrike
Ishte syri im i majte qe kerkonte per ca drite
E hap diten i lodhur ne shtepi me dinamit
Bani G mos u merzit isha vetem 12 vjete
Midis rracistave te jetosh nuk eshte e lehte
Edhe jo nuk kan te drejte
Ata qe thon qe jashte nxjerr para dhe je si mbrete
Le ta provojne vete mesnaten e prish vet
S'kemi goj per kulete
Se shteti donte pare dhe kjo eshte realitete
Dokumentat ben te pasur qeverin me te vertete


Ref 2x : G.Bani
Ky eshte stili im , stili im , stili im
Stili i jetes qe mesova bam bam n'emigrim
Dhe Ky eshte stili jon , stili im , stili jon
Stili i jetes qe emigrimi bam bam na meson


Verse 2 : G.Bani
Kerkoj ndonje vajze vertet s'kisha portofole
Por te gjitha me shikonin si te isha jashte tokesore
Te isha nga shqiperia ish vendi komuniste
Nenat dhe baballaret thonin pse ishim te piste
Si tu shpjegonja vajzave per shqiperin e shkrete
Vertet ishim te varfer por ishim te vertete
Mes meje edhe vajzave qendronte nje mure
Se un isha ne kembe ndersa vajzat me veture
E lehte qe ta kuptosh dhe e vertet qe ta besosh
Puna s'ishte pastertija puna ishte xhepi bosh
Puna ishte dhe puna por dhe pune nuk ezistonte
Per Shqipetarin qe s'pranonte nga asnjeri ta ofendonte
Keshtu qe u detyrova te ngre zerin per shum gjera
Ki kujdes nga policia ki kujdes dhe nga gjilpera
U tha u be e eger befasisht ne trurin tim
Bani s'ishte faji jot jo nuk ishte faji im


Ref 2x : G.Bani
Ky eshte stili im , stili im , stili im
Stili i jetes qe mesova bam bam n'emigrim
Dhe Ky eshte stili jon , stili im , stili jon
Stili i jetes qe emigrimi bam bam na meson


Verse 3 : G.Bani
Ofendime arrestime ne buric nja 6 7 takime
Ne janar te '99 erdhi burgu ne jeten time
Qe nga qelia ime Bani po te flas Alo
Pershendes shoket e mi qe nga larg thonin Alo
Sa nena derdhen lote sa foshnje vetem mbeten
Dhe qajne sikur duan te mesojne te verteten
Per babain qe ka ikur dhe s'do vij me ne kete jete
E vrane kur kalonte ne kufi me pistolete
Ushtaret Kriminelat ... apo ....
Me vrane me ropen Fajtoret ku jane
Ky eshte emigrimi lufta per te mbijetuar
Mbetem dhe te papaguar sepse erdhem te paftuar
Nuk na kupton askush na u tha aty ne sy
Nuk na duan as ketu nuk na duan as aty
Prandaj dhe ta kuptoni se ndyshoni trurin tim
Bani G dora vete dhe ky eshte stili im


Ref 4x : G.Bani
Ky eshte stili im , stili im , stili im
Stili i jetes qe mesova bam bam n'emigrim
Dhe Ky eshte stili jon , stili im , stili jon
Stili i jetes qe emigrimi bam bam na meson


Outro :
Ca kujtoni e
Ketu flasim per fatin e miliona njerezve
Qe jetojn si skllever si ne
Ca jua hengri mendja se eshte loj
Jo jo nuk eshte loj kjo
Eshte jeta ime kjo
Eshte realiteti ky
Eshte emigrimi
Nuk linda keshtu un
Keshtu me beri jeta
Keshtu do te bej per te mbijetuar
Emigrimi me mesoj
Emigrimi na beri keshtu

Bani G Yo 2003
Dedikuar kurvave rracistave
Ju qifsha ropt...

G.Bani Feat. Mj.Xhelo – Ki kujdes

G.Bani:Tabela tregon kthes
shoferi eshte i lodhur shikon rrugen me pertes
mban timonin pakujdes
perpara nje ndertes
behet shkaku qe te vdes
se kishte fajin asfalti kishte pire ca te zeze
ne doni te keni jeten tuaj tregoni kujdes
mos e vrisni ne bese shokun kur takon penges
mos e beso dashnoren kur te thote do te pres pres
deri ne pese pese do te numeroj
edhe fytyren tende pergjithmon do t'a harroj
jo jo nuk e besoj se e ve dashurine ne loj
cdo gje me interes ishte e lehte qe t'a kuptoj
mesohu qe te mos mbash kot me kot njerezin ne goje
mesohu qe te mos te vene kot me kot njerezit ne loje
nuk e vleresoj miresine kur kuptoje
se e mira eshte e keqe dhe te keqen e deboj
te keqen e deboj po po te keqen e deboj


Mj.Xhelo:Ki kujdes ne rrethin shoqeror del i keqi ne mes
Dhe miku yt qe ke besim ka dy fytyra pa bes
Nuk e doni te miren se keni te keqen penges
Tani te gjithe mendojne si te te ndajne ne pjes
Asnje njeriu nuk i duhet ne je gjall apo po vdes
Ki kujdes veten tende mos u hap ne njerez se njerezit te duan vetem per interes
A e kupton ne kete bote qe ne jetojme sot vellai vellain nuk e respekton
Sepse ky eshte parimi i botes sone
Ky eshte parimi qe kjo bota jone beson mjafton
Mj a me degjon ne momente te veshtira qe te gjithe te lene ne balte anjeri nuk te ndihmon
Se njerezit aty duken ne momente te veshtira ti te miren po degjon
Apo e kam gabim jo nuk e besoj
A e kupton o shoku im qe njerezit sot nuk duan t'ia din
Prandaj asnjeriu nuk i kam nevoje.


Ref:Ki kujdes ki kujdes ki kujdes ki kujdes....


G.Bani:Eshte taman dicka si semundje eshte tamam dicka si sida
Te gjithe thone se u bene trima por te gjithe vrapojne nga frika
Te gjithe paguajne taksa te gjjithe vrapojne nga policia
Akoma ata qe kane policine neper shtepia
Te gjithe kerkojne para,dollar euro dhe leke
Te gjithe i luten zotit por e bejne me demek
Zoti i madh na shpeto njerezia ka shkalluar
Se bien akoma me poshte se vitin e kaluar
Bej dicka per ta ndaluar
Se do bjeri ne gremine
Por ju te gangsterave mendojne edhe shtepine
Refugjate ne athine
Domethene ki kujdes qe mos ta hash ki kujdes
Jetojme ne nje bote qe eshte gati te na vdes
Jetojme ne nje bote qe eshte gati te na vdes


Mj.Xhelo:Bej kujdes o shoku im
Kur te flasin edhe ne rruge mos u kthe prapa se do shikosh ti policine te fusin brenda dhe s'te japim asnje sqarim
Ki kujdes o shoku im
Mos u mpleks me qeverine mos u mpleks ti me shkerdhata ki kujdes mos bej gabim
Per te miren tend ki kujdes ti shoqerin
Se te fusin ne belara dhe s'dua ta din
E provova e burgun edhe te e zezen e pim
Provuam edhe kapshticen provuam edhe kakavin
E provova edhe jeten e nates me njerez qe ne jeten e tyre s'kish kuptim
Nate e dite vetem pime
E provuam edhe me vize qe te tjere as qe e din
Perkushtuar shokeve te mi qe jane ne burg edhe atyre qe kane vdekur dhe me s'do te vin.
Pra kujdes se te ndjekim ki kujdes kur te vim.


Ref:Ki kujdes ki kujdes ki kujdes............. .........

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.