Paro - Malli i nenave

Shkarkoje - Paro - Malli i nenave

Ymerli Krasniqi - U Largove Nga un

Shkarkoje Falas - Ymerli Krasniqi - U Largove Nga un

ASHIKE IMERl E MEREME DEVOJKA

ASHIKE IMERl E MEREME DEVOJKA

(Gërgoc, Gjakovë)

Paj m'ish kanun Ashike Imeri.
(I) ka qitë djali vjetat me kullotë
e â dalë në bahçe t'shiftelijav'.
E kish marrë, bre, sharkijën në dorë,
mirë po i bjen e ma mirë po m'i knon;
pej hava je bilbilat kanë zhdripë,
po i binë djalit n'telat e sharkis .
(E) ka nie kangën Mereme Devojka,
â nalë çika kangën p'e ndigon.
E ka vesh-o havalen e zezë,
bashçe n'bashçe, prallaz e n'prallaz,
duel në bahçe t'Ashike lmerit.
Po ma hjeki havalen e zezë,
po të guni djalit ju afme,
duert e bard ha në krah po ja vnon.
- Gojat'lumtë, o Ashike Imeri!
Larg, bre djalë, unê kangên ta kam nie,
vêni vên-o mue s'mu ka nxanë,
pa izë t'nanës qetu si jam ardhë.
Unë i kam dy fjalë për me i folë
­për nafakë kabull ti mue me m'ba,
me ma dhanun ni besën e zotit:
kur t'i mushim na ka pesmdhet vjet,
të dy bashk-o n'gjerdek për me hi.
Dogri djali besën ja kish dhanë:
- Jashta teje nafakë unë nuk marr.
Qat'herë izë Meremja i ka lypë;
po ma veshi havalen e zezë,
bashçe n'bashçe në shpi si po shkon.
Kah akshami, zoti kur e bani,
vjetat djali në shpi po m'i çon,
Nana e vet-o bukên ja ka çue,
shka po dojnë me ngranë dhe me pi.
E masdarke djali po i kallxon:
- Ti shëndosh, lum nana, i ka thanë,
pa izë tanë dishka kam punue,
kabahatin, bre nanë, me ma falë!
Besatue me ni çikë unë jam ­
e ka emnin Mereme Devojka,
j ka shpijat n'Mahal1ë Potureshë.
Besën çikës nanë unë ja kam dhanë:
kur t'i bajm-o t'dy ka pesmdhetë vjet,
të dy bashkë na n'gjerdek-o me hi.
Sa të madhe nana ju ngërmue:
- Tu thaftë goja, Ashike Imeri!
Nuk kam ditë për martesë si je ba,
, moti nusen nana ta kish nxanë.
Bir, nuk muj qat çik-o me ta lanë­
ajo është hallajkë, bre, e çarshisë!
Qiti djali nanës po i kallxon:
- Nanë, për mue nuse mos më m'nxanë,
as kysmet për mue q* mos koftë!
Me shtagë nana djalin po ma rreh.
Shka kish ba, bre, Mereme Devojka ­
bashkë me nanën ma, darke po rrinë,
shikoje çika nanës po i kallxon:
- Kabahatin, bre nanë; me ma falë!
Pa izë tan de dishka kam punue
­besatue me ni djalë si jam,
e ka emnin Ashike Imeri,
për hasret-o, po, nana e kish,
moti baba atina i ka dekë.
Qyre nana qat'herë shka po i thotë:
- Uh Mereme, bi, hajrin ja pash!
Qashtu bi-o Sherjati e jep;
me lezet dyjeja bi ju koftë!
(T) shalla zoti imrin jau zgat!
Qyr shka bani Mereme Devojka
fill për qafe nanës po ja ngjet.
- Unë, moj nan-e, ty hajrin ta pasha,
për evlad, ti, nanë, tha, ishe kanë!
Sabah zoti, medet, kur e bani,
herët natje plaka ish kanë çue,
merr thinesha pesqin-e dukat,
i ka marrun shami e unazë.
Po ni beg në sheher si ish kanë,
çikë të bukur begi e kish pasë.
Moti plaka synin ja kish vnue
­fill ja msyni, tu begi po shkon
e n'hareme tu begi ka hi. .
- Mirë se vjen, bre, hallë! i paska thanë.
Muhabet-o boll shum q* po i ban.
Qyre plaka â dredhë e po flet:
- A po m'vet, tha, unë pse t'kam ardhë?
- Kurr, lum haIla, adet nuk e kam.
- Beg, jam ardhë qat çikë ty me ta lypë.
Për hasret qat djalë unë q* e kam,
unë i kam, tha, dymdhet-o magaze,
beg, i kam-o kullë edhe iratë.
Moti burri në luftë e m'ka metë,
po qat djalë sall mue ma kà lanë.
Po të mtoj për mik-e mos ëm lsho!
Burrë i fortë ai begu ishte kanë ­
ja dha çikën, për hajr po ja ban.
la lan plaka pesqin-e dukat,
ja kish dhanën shami e unazë,
tri javë dit, bre, vaden po ja dan.
Aspak djalit plaka s'po i kalIxon.
Vakti erdh, po, nusen për m'e marrë.
dalë halla krushqit po m'i thrret
­niqin krushqi n'pramje ju bashkuen,
dy tupana n'aborr q* po mshojnë,
e po mshojnë, bre, surle e çemengje.
N'pramje djali me vjeta po vjen.
Plot me krushq-o kulla ju ka mushë.
Fill te nana djali kanka shkue:
- Dh, moj nane, ka nisë po ma vetë,
çfarë kojshije darsëm q* ka ngrehë,
e n'kullë teme krushqit i ka pru?
- Ah, ngërmue nana ju kish pasë,
t'u thaftë goja! bre djalë, i ka thanë.
Nuk â, bir. kjo dasma e kojshisë,
dasmja e jote, lum nana si është.
ke din djalë: at natë si t'kam kallxue?
P'a t'kam thanë q'at nuse nuk ta la?
Nesër zoti sabah kur ta ban,
bi oxhake nusenta kam zanë.
Ka marrë vajin, po, djali po m'kanë.
E sabah, bre, zoti kur e bani,
janë shkue nusen krushqit e kanë marrë.
Shka kish ba ky Ashike Imeri ­
e muer djali sharkijen në dorë,
n'mjedis t'krushqve â shku e është hi,
e ka marrë sharkinë e po m'i mshon;
po ni kang-o djali kur e muer,
niqin krushqi me vaj i ka ba.
Tanë "Mashalla!" krushqit i kanë thanë.
fill në kam-e hoxha na u ka çue.
e për skej ai djalit ju avit:
A po çohesh, Ashike Imeri,
se po dona n'gjerdek për me t'shti?
Përshëndetjeç pej vênit djali nuk â çue.
Shum rixhê, bre, krushqit po m'i bajnë.
Ju ka qitë veç vaji e po kan;
kush nuk munet n'gjerdek për m'e çue,
veç me rên ai krushqit po m'i kqyr.
Po ni shoq i ngrat-o q* ish kanë,
qyr, për skejti shoqi ju avit.
Sa ngërmue shoqi ju kish pasë;
be po i ban, bre, n'zotin si e ka falë:
- A po çohesh n'gjerdek për me shkue?
No për zotin vetë unë si po shkoj
se na nuset pa burrë nuk i lamë.
Qat'herë djalit inat i ka ardhë.
Përshëndetjeç sharkinë pej dorë s'e ka lshue.
(Ni) duva t'zez-o hoxha ja ka ba,
e kanë marr-o, n'gjerdek e kanë shti.
Djali syt-o nuses po ja lshon
­gjys'n e stenës nusja e kish nxanë,
bukuri, po, zoti e kish falë,
krejt e ngrime n'ari edhe n'dukat.
Kqyr shka bani Ashike Imeri
­dogri djali n'skamli ish kanë ungjë
e pej nuses shpinën po ma kthen;
i ka marrë ai divit e kalem,
po ma shkrllen qat letrën të bardhë,
lot për faqe djalit po m'j shkojnë.
Qajo nuse kqyr shka ka punue
­n'maje t'gishtav' kadale po ec,
për mas shpine djalit ju afru.
Po e knueshme. he, nusja ish kanë!
Afrule. letrën përmrapa ja kqyr,
ta merr menja as frymë nuk po merr.
P'e she nusja n'letër shka po shkruen.
Dorën n'krah-o nusja po ja vnon.
- 0 ku je ti, Ashiko Imeri,
Unë p'e sho në letër shka po shkruen!
(A) fort pishman ti për mûe je ba,
(a) fort e keqe unë q* po t'dokna,
a thue jam unë ni bi e pasoj?
Qiti djali dogri e po i kallxon:
- Përshëndetjeç e keqe, bre nuse, nuk je;
pa izë teme ty nana t'ka nxanë.
Unë t'zanne nusen e kam pasë,
besatue me ni çikë jam kanë,
e ka emnin Mereme, me Devojka,
i ka shpijat n'Mahallë Potureshë.
Kqyre nusja at'herë po thot:
- Ngo, bre djalë, ti vehten mos e prish
edhe atâ lum djali ki m'e marrë.
Po ta japi ni besën e zotit:
hyzmeqare unë kam me t'ju bal,
Po shka foli Ashike lmeri:
- Ti qet letër nuse, ke m'e marrë!
Kurrkuj derën natje mos ja çel
tej t'vjen nana derën për m'e rrehë!
përskej dere letrën me 'ja dhanë:
"Hajt shko çoja imamit de ta knon!"
Nusja vajin dogri e kish marrë.
Kqyr shka bani Ashike lmeri ­
dorgi n'xhep ai dorën po ma shtjen,
ata zehër pej xhepi e ka nxerrë,
fill po shkon e ri'dyshek Ish kanë ra.
Dogri nusja përmi po m'i bjen,
po munohet dorën me ja kap
Po grabit-o djali si kish pasë,
ata zehër në gojë po ma lshon.
Sall ni herë dy kamt ju kanë dridhë,
po teslimin djali e kish dhanë.
Qajo nuse tu kryet po m'i rrin.
E sabah-e zoti kur p'e ban,
krushqit gazin në kullë e kanë marrë,
po ma keshin Ashike lmerin:
- Menxi pramë n'gjerdek e kena shti,
prej gjerdekit paj sot nuk po del.
Nanës 'vet xhyvapi po m'i shkon:
- Pej qilerit djali nuk po del.
Po ni shtagë thinesha e kish marrë,
â shkue derën me shtagë po ja rreh:
- Del, bre qen-o! djalit ju ngërmue.
Menxi pramë na n'gjerdek t'kena shti,
me at kudër n'qiler q* je metë!
për skej dere nusja u avit.
- Mos u ngut, bre nane, i ka thanë,
gjum i gatë, bre, djalin ta ka marrë!
për skej dere letrën ja ka shti.
- HÃŽ qet letër hoxhës me ja çue!
Muer thinesha brimën e kukamën,
tuj kukat-o paj n'kull-e po shkon,
letrën n'dorë, bre, hoxhës po ja lshon.
E muer hoxha letrën. Kur e knon,
lot në mjekërr hoxhës i kanë ra,
dogri krushqve hoxha u ka kallxue:
- Kanka dek-o Ashike Imeri
edh' me goj-o djali e paska lanë:
"E qysh jan-o dajre e tupanat,
qashtu n'dhé ju mue pér me m' çue,
qysh jané krushqit té tanÚ me bajrak !
Qat'herë hoxha fill né kamé u çue,
m'i ka shkue në deré té gjerdekut.
- Çelma derén, bre nuse! i ka thané.
Nusja derén qat'herë jau ka çelé.
E kanÚ marr-o Ashike Imerin,
n'teneshir, bre, hoxha po ma vnon,
po ma mlon me çarshafat e verdhé.
Po e fiJlojn-o tu vorri m'e çue
bajraktari ma i pari po u prin,
mas po i shkojn-o surIe edhe tupana.
Binë kah dera e Mereme Devojkës.
Çika ish kanë né gjergjef tuj qenisë
e tupanat çika po i nigon;
ish afrüe n'prezore tuj kqyrë
­larg po i sheh, bre, krushqit me bajrak
e xhenazen n'mjedis tuj e çue.
Dogri nanën çika po ma thrret:
- Paja, paja, lum nana, i ka thané,
kurr qeshtu, bre, vaki nuk u ba!
Me bajrak do krushqi, tha, tek janë
mas po mshojnë-o surla e tupana,
ni xhenaze n'mjedis tuk e kané!
PÚr pa sherr-e nana po i kallxon:
- Uh Mereme, lum nana, i ka thanë,
ish kané martue Ashike Imeri,
n'gjerdek djali zehrin e ka pi.
Vetë me gojë, bre, qashtu e kish lanë:
"Po qysh jan-o krushqit me bajrak,
qashtu n'dhé, lum nana, me e çue."
Lot pér ftyré Meremes po m'i shkojnë.
Dogri e çeli safijan sepetin,
(nana e vet-o kurrgja nuk po din)
ajo xehrin në xhep e ka shti.
- Ti shëndosh; lum nana! i ka thanë,
(A) bahet nanë, po, izÚn me ma dhanÚ?
Nanë, p'e veshihavalen e zezë
e po dal tu dera në sokak.
Edhe nana izën ja ka dhanë.
Çika duel tu dera n'sokak,
'bajraktarin çika e kish ndalÚ,
dogri hoxhën Meremja e ka lypë:
- Baba hoxhë, bre, çika i ka thané,
unë jam dalun rixhê për me t'ba
qit xhenaze në toké me ma lshue ­
qejf po kam, tha, për ftyre me i ra!
Nuk po munen qejfin me ja prishë,
at xhenaze në tokë ja kanë ungjë.
Kqyr Meremja për skejt ju afrue,
po ja çon-o çarshafin e verdhë
­ftyra e bardh-o djalit i kish dalë;,
E shka foli Mereme pevojka:
- Ku je ti, bre, Ashik Imeri,
për besë terne qeshtu kanke ba?
Tybe vetun sot nuk kam me t'lanë,
bashkë me ty edhe unë po vi!
Dorën n'xhep Meremja e ka shti.
Ata xeher çika kur e ka nxerrë,
po, hetue hoxha e kish pasë
­dojke dorën hoxha me ja nalë. .
Xehrin n'gojë-o p'riherë e ka lshue,
për skej shpirtin- qat y e kish dhanë.
Nanës vet-o xhevapin ja çojnë.
Paj tu dera nana km â dalë, ,
krah për krah, bre, të dy po m'i gjan.
Shum sojnike nana po jn'qillon,
fill po shkon për ftyre ju ka ra.
- Uh Mereme, lum nana, i ka thanë,
se me borxh, lum nana, e ke pasë
as ktâ vetun ti sot mos m'e lshut;"!
Qyre hoxha qat'herë shka kish ba
­tanë xhematin n'sakak po ma nal
hoxhanicën â shku e ka marrë.
Po ma lajn-o Mereme Devojkën,
me çarshafa çikën e kanë miue -­
, dy xhenaze tu vorret po i çojnë,
krah për krah-o në vorr i kanë shti.
Kah po dredhen xhemati me ardhë,
kanë kthye kryet e mrapa kanë kqyrë,
dogri lulat mi vorr u kanë dalë ­
mi vorr t'djalit lula karajfil, ,
mi vorr t'çikës lula e dranofiJit.
Kur ka nie, bre, haxhuzja plakë,
në shpi xehrin thinesha e ka pi
e me goj-o plaka e kish lanë:
- Nërmjet t'dyve, po, n'dhé për me m'shti!
Hallk budall-o n'at kohë si janë kanë,
amanetin s'kanë mujtë për m'e prishë
­nërmje t'dyve n'dhé e kishin shti.
Kah janë dredh-o xhemati me ardhë,
kanë kthye kryet përmrapa kanë kqyrë,
duel mi vorr..o kaça e mërziçt.
Haxhijt n'Qabe anej kah po shkojnë,
rrafsh me tok-o kaçën po ma bajnë.
Kah po dredhin pej shpije me ardhë,
shum ma t'madhe kaçën po e gjâjnë.
Q* nuk shkojnë at kaç-o për m'e pre
haxhillaku kabull nuk u bahet.

Mes Dy Zjarresh

Download Free - Mes Dy Zjarresh

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.