Ymerli Krasniqi - Instrumentale

Shkarkoje Falas - Ymerli Krasniqi - Instrumentale

URA E SHEJTË

URA E SHEJTË

(Sferkë dhe Llapçevë, Prekorupë)

Nja tre vllazën, tre t'hasjanë,
kankan çue e janë ra n'Gjakovë;
të tret mjeshtër ishin kanë.
Shum haletet po i tubojnë,
n'stom të Drinit ata po shkojnë,
Urën e Shejt kanë nisë p'e marojnë.
Nja tri vjet n'to po punojnë;
nja tri vjet n'to kanë punue,
hiç qemer s'po mujnë me i vnue ­
dishka natën jav kish rrxue.
Të tre vllaznit shka kanë punue
­nërmjet yeti janë kuvenue:
- Domë m'u nalë ni natë m'e rue,
me pa zidin kush â tuj na rrxue ­
që tri vjet jem tuj punue,
puna marë s'është tuj na shkue,
qemer ures s'po mujmë me i vnue,
trupi i jonë krejt ka marue.
Ishin nalë ni natë m'e rue.
Gjysa e natës kur a shkue
s'kanë pa gja zidin tu e rrxue
­(i) kanë pa gurt tuj furfullue,
si zoj t'malit tuj flutrue.
Sabah zoti e ka marue,
ja kanë nisë djemt me punue;
me punu djemt ja kanë nisë;
Jav ço zoti 'i plak dervish.
- Puna e marë,ju tre vllazni!
- Të marë paç, or plak dervish!
Puna mar-o s'nav ka nisë,
puna marë s'është tuj na shkue,
qe tri vjet jem tuj punue,
qemer ûrs s'po mujmë me i vnue,
trupi i jonë krejt ka marue!
Pramë gjithë natën e kem rue;
s'kem pa gja zidin tu e rrxue
veçse gurt tuj furfullue,
si zoj t'malit tuj flutrue.
A din naj sên, plak, m'na msue,
n'mujshim urën m'e marue?
Plaki djemt ka nisë me i msue:
- N'dashi urën m'e marue,
ju tre vllazën kanki qillue
e të tret kanki t'martuem;
nërmjet yeti m'u besatue,
grave t'juve mos m'u kallxue
­cilla t'vjen nesër bukën m'e prue,
kurban t'ûrs qato m'e marue,
se p'e lyp ura kurban ni gru .
Izë me m'dhanë, po du me shkue.
Ejvallah! ju tha e unis.
Pa lu vêni p'u hupka sysh.
Se gjithë ditën djemt kanë punue;
aksham zoti e ka marue,
e lanë punën n'shpi janë shkue.
Tuj shkue udhës janë besatue
grave t'vcta mos m'u kallxue.
Se të shpija kur po shkojnë,
është ardhë darka, darkë kanë ngranë.
nëpër soba t'veta shkojnë.
N'soba t'veta kur janë shkue,
vllavi i madhi, koftë marrue,
grues vet m'i ka kallxue;
- Mos gabo nesër bukën m'e prue,
se ni plak ne na ka msue ­n'dashum urën m'e marue,
e don ura kurban ni grue.
Edhe i dyti, koftë mallkue,
grues vet m'i ka kallxue.
Vllavi i vogël, koftë bekue,
grues vet s'i ka kallxue.
Sabah zoti e ka marue;'
të tre vllaznit herët janë çue,
fill të ura kâkan shkue,
e panë urën, s'ish kanë rrxue;
ja kanë nisë djemt me punue.
Vakti i sills ish kanë afrue.
Nana e djemve n'kamë â çue,
rejes madhe n'qiler i ka shkue,
po ma thrret: - O eme bijë,
çojav bukën djemve t'mij !
- Mori nanë, dishka me t'kallxue,
nuk muj n'urë unë sot me shkue,
dhimta e kresë më ka rrokë mue,
hiç s'po muj pej vêni me lue. '
Me idhnim hall a â dredhue,
rejes dytë n'qiler i ka shkue,
po ma thrret: - O eme bijë,
çojav bukën djemve t'mij!
Bukên djemve çou m'jav çue,
vakti i sillës ka kalue,
djemt tê ura m'u kanë untue.
- Valla,nanë, dishka me t'kallxue, nuk muj bukën sot m'e çue,
ethe t'shtira m'kanë rrokë mue,
hiç pcj vêni s'muj me lue!
Kqyre halla shka ka marùe,
rejes vogël n'qiler i ka shkue:
- Çou ,bre bijë, ti m'u shtërngue,
djemve bukën me jav çue!
Djemt të ura m'u kanë untue,
se kunatat smutë t'kanë qillue
e s'po mujnë bukën m'e çue.
Reja e vogël shka ka marue ­
jallah bani n'kamë na u çue '
e mirë haIlës m'i ka kallxue,
shikoje hallës shka i ka thanë:
- Amanet djalin po ta la!
Kqyrma, nanë, mos t'um bjen n'bunar!
Kqyre haIla shka i ka thanë:
- Budallicë, bijë, mos u ban
­shkon e vjen djalin fjetë e gjân.
- Jo, bre nanë, r ja i ka thanë,
ni anërr t'keqe q* e kum pa pramë ­
kurban t'urs mu kanë me m'ba,
s'kam me shkelë n'kët oborr me kamë!
E muer bukën, po tfillon.
N'derë t'oborrit kur po shkon
edhe ni herë kthye m'ish kanë,
o ma thirr: - Oj e emja nanë,
amanet ty djalin po ta la,
mas t'ma marrin kunatat për kamë!
E muer udhën e po tfillon.
Se n'gjysë t'udhës kur po shkon,
ni zërzele zoti e çon.
Kqyre nusja shka po ban­
nër ni dardhë ungjë kâka kanë,
vetë me yeti mên p'e ban:
- Qe pesë vjet n'kit vên q* jam ardhë,
hala bukë s'kum çue n'arë,
hala n'arë unë bukë s'kam çue.
Mas pak kohe zërzelja u prapue.
U çue nusja udhën ka tfillue,
se te ura kur â shkue,
bash te ura kur po shkon.
- Puna e marë, kunet! ju ka thanë.
- Të marë paç, kunata e jonë!
Qisaj pune marë s'i thojnë_­
vorrin tân po ta marojmë.
A t'vjen zor shpirtin m'e dhanë?
Kqyre nusja shka u ka thanë:
- 'Dekë ma t'marë mu zoti s'm'çon,
se n'kit vên jetën m'e dhanë
­kurban t'urës sot m'u ba.
Burri i saj shka po ban ­
ja ka nisë i shkreti po kan.
Nisi e shoqja p'i qorton,
nisi e shoqja m'e qortue:
- Fort i 1ig kâke qilIue!
Qysh kan burri për ni grue?
Burri nisi me i kallxue:
- Nuk po kaj, thot, për ni grue,
po qysh vIlaj vllajt mos më i besue,
qysh vllaj vllajt besë mos më i nxanë?
A din besë qysh kem 1idhë pramë?
Kqyre nusja shka po ban:
-Ngoni knej, kunet, ju ka thanë,
shum selam nanës t'm'i bani!
Shtatëmdhetë vjeç ni motër e kam -
burrit tem qato m'ja dhanë
se pej bese kâka kanë taman.
Edhe ni herë nusja paska folë:
- Ni rixhê te ju e kam ­
djalin vajs n'shpi e kum lanë.
me shkue djalin me ma marrë,
edhe i herë gji deshta me i dhanë!
Ni kunat çu kâka kanë,
â shku djalin ja ka marrë.
Djalin nusës kur ja ka pru,
se në prehën m'ja ka Ishu.
Kqyre nusja shka, po ban­
gjinin e djathtë n'gojë po m'ja lshon,
flokt e bardha po m'ja lmon
e ja nisi p'e vajton;
- Me nafakë, bir, t'paça lanë!
Ishalfa rritesh bahesh taman,
ishalla i get babës tan,
për krejt Kosovën ti pleqnon!
Me ditë t'sodit je metë pa nanë.
U kthy kunetve ju ka thanë:
- Amanet, kunet, po jav la,
gjinin e djathtë jashtë me ma lanë!
Fort t'vogë1 djalin e kam.
Kur t'ban djali me kajtë për mue,
ju të ura me ma prue,
me gji temin m'e pajtue!
Kqyr kunet shka kanë kallxue:
- Mos ki gajle, kem me t'ngue.
Me bismele nusja kâka çue,
me bismele çue kâka kanë,
, ni avdes t'paqë e kish pas marrë,
shahadetit s'po ja dan.
- Emër zoti kshtu e pas ka ba,
n'kit vên shpirtin sot m'e dhanë.
Drejt tu ura nusja po shkon,
n'temel t'urës n'krah t'djathtë m'ish ra.
Kqyr kunet se shka po bajnë
­me texhbirë kryet ja kanë marrë,
gurë e dhé sipri ja lshojnë.
Kanë nisë urën p'e marojnë,
gjinin e djathtë jashtë ja kanë lanë,
qemer urës po m'i vnojnë.
Qemer urës m'i kanë vnue,
me qat ditë kurr ma s'â rrxue.
Sod ai gji tamël â tuj kullue,
po shkojnë qorrat për sy m'u mjekue.
Urës 'Shejtë kënga ju knue,
qysh â kanë e kem kallxue.

Nuk Dhurova Ndaj Nuk More

Shkarkoje Falas - Nuk Dhurova Ndaj Nuk More

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.