Shkarkoje - Romina Aliaj - Malli im, pritja jote

Ymerli Krasniqi - Valle 3

Shkarkoje Falas - Ymerli Krasniqi - Valle 3

Bllacë, Suharekë

ARSHIK EQREMI

(Bllacë, Suharekë)


Me ni vakt me ni zaman
ni Arshik Eqrem ish kanë
me 'i çikë t'popit arshik ish ba.
Po i merr dajret n'derë po i shkon,
ja kish nisë dajre po ban,
tana kajdet ja rrotullon.
Vajza e popit n'sobë ish kanë,
duel n'prezore e po ngon,
hem po ngon, tha, hem po kán,
Arshik Eqremin p'e shikon.
Pra, Arshikun kur e pa,
zuni zemra me ju tha,
lot' për faqe i kanë ra,
n'pereni-o bé po bân:
Ksi arshiku kurr s'kam pa,
ment e kresë po donë me m'lanë!
M'e ditë ky sa arshik jam,
me i herë besën ma kish dhanë.
(Me) ysharet vajza ja ban.
Fitil zemra ju ka kallë. .
Kur u panë, tha, çikë e djalë,
shum arshik shoi n'shojn u banë.
Arshi:k Eqremi n'shpi po shkon,
gjumi natën s'e ka marrë.
Sabah zoti kur p'e ban,
qyre vajza shka maron
­muer ni lletër p'e maron,
tanë me lot letrën p'e lan,
shum selam Arshikut i ban:
"Ni rixhe te ti e kam ­
sa sabah zoti q* e ban
me i marrë dajret n'derë me m'ardhë,
pra zjaret me ardhë me m'ba.
Bésn e zotit me ma dhanë,
mos më marrë, djalë, tjetërkan,
shumë arshik në ty jam ba.
Bukurinë kur ta kam pa,
ka zanë zemra me m'u tha,
pra prej bâbs s'guxoj me dalë.
Ty të lutna, more djalë,
për çdo ditë te û me ardhë !"
Arshik Eqremi letren p'e knon,
po i rrok dajret n'derë po i shkon,
kish nisë dajreve po u mshon.
Mejherë çika n 'prezore â dalë,
lot' për faqe zunë e i ranë,
nanës vet i paska thanë:
- Ni rixhê te ti e kam,
shum të lutna, mori nanë,
n'Arshik Eqremin arshik jam ba,
ment e kresë po donë me m'lanë,
ka nisë zemra me m'u tha.
Ti t'i bajsh babës rixhê
" për Arshikun mu me m'dhanë.
- Mori bijë, nana i ka thanë,
s'guxoj babës û me i thanë
se të dyjav' na shkurton.
Fjâh s'vanojnë,popi ka ardhë,
Arshik Eqreminn'derë egjan;
60 as s'po flet, gja s'i ka thanë.
Meniherë në shpi po shkon, g
rues 've! ai za po i ban:
- Rueje çikën! i ka thanë.
Shpesh po vjen knej qeky djalë;
po droj çikën ka m'e marrë.
Shoqja e popit shka ka thanë:
- Çare s'kam, drejt po t'kallxoj
arshik vajza n'tâ është ba,
m'ban rixha-o ty me t'thanë
për Arshikun me e dhanë,
ja se ment po donë m'e lanë.
Atëherë popi po menon,
shoqës s'vet à i i ka thanë:
- S'un e ap p'r at musliman.
Kur e bani zoti aksham,
çikë e grue popi i ka marrë,
ka marrë rrugën p'r Anadoll.
N'Anadoll-o kur po shkon,
me qira 'i shpi e ka zanë.
Sabahzoti kur p'e ban,
Arshik Eqremi dajret i ka marrë,
drejt te dera e popit shkon.
Deri n'drekë dajre po ban,
kërkun vajzën s'un p'e gjân.
Shum mazun Arshiku është ba,
lot' për fage i ranë ra
q* nuk mujti sot m'e pa.
Dy bylbyla n'krah i kanë ra.
- O Arshik, i paskan thanë,
hiç këtu vajza s'ka me kanë.
Kur u ba-o pramë aksham,
çikë e grue popi i ka marrë,
ka marrë rrugën p'r Anadoll.
Arshiku dajret ka marrë,
kanka nisë për Anadoll.
N'Anadoll-o kur ka hi,
s'p'e din popi ku rri me shpi.
Shkon Arshiku n'për çarshi
ish zatetë me ni djalë t'ri,
po na i thot ai djali i ri:
- Shka po lyp, he jabanxh!?
- Lypi 'i pop ku rri me shpi,
frik ka ardhë, â jabanxhi.
- E ka shpinë, a djalë i' ri,
ktij sokaku, nër xhami,
unë të çoj te dera e ti.
Mejherë djali i ka pri.
e ka çue te dera e ti.
N'derë të popit,kur po shkon,
ka marrë dajret po ju mshon.
Vajza e popit n'derë â dalë,
â nalë dajret e po i ngon.
- Aman zot, vajza po ban,
athue ment po donë me m'lanë,
a dajret e Eqremit janë?
Se n'prezore paska dalë,
Arshik Eqremin e ka pa,
lot' për fa,ge i kanë ra.
- O ArslÃŽik Eqrem, i ka thanë,
nimê bésn e paske pasë taman,
s'ka pej teje kush q* m'dan!
Babës 'vet-o zâ po i ban:
- Dil ni herë, more babë,
se s'po hiqet qeky djalë!
N'derë Arshiku na ka ardhë.
Meniherë popi kanka dalë.
Arshik Eqremin kur e pa.
- Ej Arshik, i paska thanë,
kërkun vend s'po don me m'lanë!
Shpi e mall unë i kam lanë
e kam ardhë në Anadoll,
apet, tha, tek unë m'ke ardhë,
s'paskna çare pa ta dhanë.
Hajde Arshik hin n'oborr!
Popi Arshikut i kathanë:
- Ni kaull të dy ta bajmë,
n'koft kaullin q* e fiton,
mejherë çikën kam m''ta dhanë.
Po shkon popi e çikën p'e nrron,
po ja veshka ni fistan,
po ja veshka ni kollan,
po ja mathka kunratn'kamë,
nja tre krahna n'flokë ja vnon,
e ja veshka ni dollamë,
nja dhetë pul1a'ja renon.
Arshik Eqremit ika thanë:
- Qitash dajret ti me i marrë
­n'koftë dhetë pullat q* i shkomson,
çikën ty ta paça dhanë
I mrrinë popi kanka kanë,
t'mramen pullë ai e mallkon.
Muer Arshiku dajreve po u mshon,
të nandë pullat ja shkomson,
të nandë pullat i ka shkomsue,
at t'mallkuemen s'ka mujtë m'e lue.
Bosh kaulli i ka shkue;
bosh kaulli po m'i shkon,
Arshikija djalin e ka zanë,
dajret n'dorë, bre, ju kanë kallë ­
shkrum e hi Arshiku â cba.
Lot' për faqe çikës i kanë ra.
- Aman, zot, pash emnin tân,
diqysh hallin me ma ba,
mas Arshikut gjallë s'du me kanë!
Flokt e veta çika i shkurton,
shkrum e hi Arshikut ja tubon,
perenisë dua po i ban:
- Mas Arshikut gjallë mu mos më m'lanë!
Mejherë flaka çikës i ka dalë.
Djali e vajza po nrrojnë jetë.
N'qafë i pastë sebepçari i keq
q* s'i la me u përpjekë!

Lozonjare

Shkarkoje - Lozonjare

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.