Arvanitase

Shkarkoje Falas - Arvanitase

KËNGA E SELMËN LITËS

KËNGA E SELMËN LITËS

(Forino, Gostivar)


Paska pas-o Lita katêr gjem-e.
Darsêm t'madhe Lita ka kurdis-e,
darsêm t'madhe Lita po mê bên-e,
ahaaj, se di gjem-o Lita po i marton-e,
Treçin miç-e Lita na i ka grish-e,
treçin miç-e Litês na i kanê ardh-e.
Mirê n'konaçe t'gjithê i ka vendou-e.
Bajraktarêt bajraçet po i roujn-e.
Ahaaj, ka di gjem-o Lita për t'mariou-e.
Si ke nata darsêm mirë kanê bo-e.
Zou sabahi me na u zbardhoue,
kanê dalë kroushqit-o, janê nisë me shkoue;
ahaaj Selmën Lita me kroushqit s'ka shkoue-oo.
Selmën Lita ishte hunxhë n'krevet-e,
llaf po bën-o ai me gjemt e vet-e,
ngati krijet e çëlloi n'at rek-e.
Kë me pa Se1mëni në at rek-e ­
treçin hasëm na i ranë ke dhent-e,
vranëçobënt e na i mbejtën dhent-e;
ahaaj, i cofën Litës-o të tona dhent-e, aoj.
Ç'po u thot Lita-o gjemve të vet-e: '
- Hajde, hajde, po thot, Selmën Lita,
sot për sodi-o m'i qonka dita,
qonka dita, qonka për me vdek-e ­
treçin- huç-o sot na ranë te dhent-e,
i vranë çobënt e na i mbejtën çent-e!
Ahaaj, na i kanë marrë gjemt-o si e kanë adet, hooj.
Ç'na i muer Lita-o, tha tu di gjemt-e,
(i) merr martinat-o me gjithë fishek-e,
e jonë dal-o përtej në at rek-e,
mejr pusejat-o, na i kanë zon-e.
Çeti lufta-o, tha po fillon-e,
Se1mën Lita gjemve po ju bërtet-e:
- Bini gjem-o, bini be dilbera,
mo i mbani ment-o te nuset me teli!
Ahaa, shihni dritë ku vriten këto derra, hooj!
Se1mën Lita, gjemve po u bërtet-e:
- Bini gjem-o, ju bëni gajret-e,
bini, be, gjem-o, bini, bre, trima,
mo i mbani ment-o te nuset e mira!
Ahaaj, shihni drit-o ka po u vret martina, haaj!
Se1mën Lita-o, gjemve u bërtet-e:
- Bini gjem-o, ju bëni gajret-e,
t'i shpëtoj baba çekëto dhent-e!
Sa shaum kanë qënë e sa pak kanë mbet-e
­pi shtatqinve, 'iqin e 'izet e tet-e.
Kur kanë mbet-e, mor; nizet e tet-e,
ahaahaj, di gjemt Ú Litës kanë ndrumun-e jet-e, hooj!
Se1mën Lita-o xhit-o q* po bën-e­
rrallë po çet-e Lita, shpesh po i vret-e,
(i) ka faru, mor, plot nizet e tet-e.
Se1mën Lita, xhit-o ka punuve ­
ngat e ngat ai gjemt i ka afruve,
mirë xhenazet ngat i ka venduve,
ka marrë oudhën, te shpeja ka shkuve.
- Grueja e vet-e para i ka dal-e.
- Mirë se m'erdhe njeri! - i kathën-e,
di dhëndorët unë ku i kam-e?
- Dritë mi grue, besa, me t'kallzue ­
di dhëndorët jetë na paskan ndrrue.
Ni pejkë loti tej me e lishue,
ahaaj, taj këm krejet-o me ta shkurtue, ahaaj!
Mizhdexhijt-o çat'herë kur kanë ardh-e;'
SeImën Lita para u ka dal-e.
Ene krushët-o tha, kur kanë ardh-e,
Selmën Lita para u ka dal-e,
krejt me rent-o për dorë i ka zën-e.
Ahaaj, kurnjënit-o më s'un i dëftoi, hooj
Mirë n'konaçe Lita i ka- vendou-e.
Kur m'i erth-o çaj sahati shtat-e,
çat'herë krushët-o kanë hëngër dark-e.
Kur m'i erth-o çaj sahati tet-e,
ahaaj, hala nuset dullakt s'i kanë hek-e.
(Po i) çojshin nuset llafet njëna qetra:
- Ti k'shim pas-o, ne burrat-o xhall-e,
njer çéshtaj burrat dë kishin ardh-e.
Si ke nata, nuset janë kujtue.
Zu sabahi me na u zbardhue.
Selmën Lita te nuset ka shkue.
- Binja ibtikun të marrë ni abdes-e!
Sa ta fali, baba, kët sabah-e,
ahhaj, t'va paguej, baba çat niqah-e, hooj.
Çat'herë nuset vesht-o e kanë marrë.
Selmën Litën ngrajk-o e kanë marrë.
- Hajt, mor babo, a po bën gajret-e?
Ti di' gjemt-o ttj të paskan vdek-e,
të pjfktë zoti, bab-o, në haret-el
A nauk kije, babo, tej qerë gjem-e?
- Nja di gjem-e, baba, unë i këm-e
shtatë tetë vjeç-o, tu di-o m'i jën-e.
- çato, babo, kanë kën-o kismet-e,
do t'i rritim, d'u bojm-e izmet-e,
ahaaj, mos m'e lën-o çizin-o na shkret-e, hooj!.

Hajde Sonte

Shkarkoje - Hajde Sonte

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.