Këngë për folklorin- Cani 2005

N'tel t'lahutes, n'alpe tona
ku e ka folen shqiponja
me zogje t'shqipes sot kendova
si shqiptar e si malsore

si shqiptar e si malsore
kendoj folklori burimore
për folklorin jan pastertia
defi, fyelli, e ciftelia

i prin folkflroit flamurtar
Ymer Riza Legjendar

E martoj dhe n'Shqipri t'vjetër
Dervish Shaqi kendoj me zemër

ne ansamblin Dardania
kendoj Fatimja nga Dragobija

N'Cifteli te bylbyli
mjeshter i madh qaj Ndue Shyti
trupi i Hasit Tom Nikolla
peshe na i çoj këto zemrat tona

prej Shkodrës larg erdhe zani
kendoj për ju qaj Sali Mani

Për Shqipërinë dhe nane Kosovën
nuk harrohet Qamili i Vogel

për folkflorin e tanë shqiptarve
amaneti prej baballarve

z'duhet kurrë me e batallise
por me e rujt qysh e kem tradite
siç e rujti i pari i mrami
Rizah Bllaca, Sef Mlleqani


Si Ferizi, Sali Bajrami
plot gazmend për zemrat tona
Tahir Drenica, Bajrush Doda


Vllaznit Qetaj, Ibish Broja
Idriz Luma, dhe Lan Dobra
i knoj zemra n'tel t'sharkise
baces shaq prej kodralise

me za t'bukur si bylbyli
Man Sokoli, Marash Krasniqi
kengatare me aftësi te rralla
Augustini, e Hashim Shala

Sa t'jet jete tuj dhanë drite
PER FOLKLORIN ME SHUME TRADITE




-----
Besim Avdyli
-Këngë për folklorin- Cani 2005

0 commenti:

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.