Lot me ty o djalë

Lot me ty o djalë
(Kozma Dushi)

-Eja o shoku ynë,
të kemi pritur..
Ti ç'ke që rri mënjanë
kaq i mërzitur?

Ësht' një vajzë
që e dua shumë;
-E ku ka më bukur..

Por largohet
sa afrohem unë;
-S'qenka vajz' por flutur..

Sot prapë nga dora ime
s'e mori zambakun;
-Lot me ty or djalo, se ta di merakun..

Ajo ma prishi gjumin,
zgjoi ëndrrat e mia;
-Mos ju ndaj or djalo,
s'të le kjo dashuria..

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë do një pranverë!

(refreni)
Ndaj, erdha përsëri,
ty të kërkova.
Kur dole në ballkon,
sa s'fluturova.
Me mua në një stol
erdhe u ule.
Unë të këndoja këngë,
ti mblidhje lule.

E çele buzën
si trëndafil.
Me synë e kaltër
shkrepe një yll..
-Mirë, -më thanë shokët,
ti qënke flutur,
ma bën rininë
dhe më të bukur.

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë do një pranverë!

0 commenti:

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.