Hikmetja

Hikmetja

Ne tana ané po jehon burija, ngusht kish ra Hasan Fazlija.
Ngusht kish ra Hasan Fazlija, ju kan shtu oh do derte te kqija.
Oh ju kan shtu do derte te kqija, ne Sarajeve ai po rrin me shpija.
Ne Sarajevé oh Hasani i shkret, jetoj afer dridhet vjet.
Jetoj afer dridhet vjet, me familje e me vellazen te vet.
Ku jetun te part e Hasanit, ne Radish afer Deqanit.


Oh kur u rrit Hasani i ri, shiti toké e shiti shpi.
Shtiti toké e shiti shtepi, dul tu jetu si muhaxhire.
Dul i shkreti si muhaxhire, rrug me rrug ai tu lyp meshire.
Rrrug me rrug ai tu lyp meshire, ne Sarajeve ai ma blev nje shpije.
Nis u ngrit e u pasunue, me nje boshnjake u martue.
Me nje boshnjake u martue, nji jeté lluksoze ai tu kalue.


Nis e u shtu oh familja ti e, djem e vajza plot sa dush ne shpie.
Vajz i kish le i pari femie, si surkadhe pa nje te mete ja kan lan emrin Hikmete.
Kur e kreu tet vjeqaren, ju lut babes tje baj qaren.
More babé ti me ndimue, ne shkoll te mesme une po du me shkue.
Shkollé te mesme po du me shkue, nuk du prej shoqeve me u dallue.
Ne cillen shkolle te dush me hi, te ndimon baba moj bie.


Fjalen vajza po ja dredh e, medicinen babé e kam zgedh.
Medicinen babé e kam zgedh, nis Hasani e po buzqesh.
Nis Hasani e po buzqeshe, moj Hikmete moj sokoleshé.
Oj Hikmete oj sokoleshé e, do te bahesh moj doktoresh e.
Do te bahesh moj sanitete, te uron baba shum suksese,
ne shkoll te mesme e ne fakulltete.
Shkolla e mesme e fakullteti, ne qoft se i kryn i ki per veti.


Vetem nje qe bi mos e harro, kabe dijen e mos e lesho.
Mos te hin vetja per me u begenije, se jet pa shkoll e pa shtepije.
Jet pa shkoll e pa shtepije, oh jet pa prind e jet pa vllaznije.
Jet pa burr e jet pa femie, jet pa prag e jet pa voter,
jet pa shoqe e jet pa moter. Jet pa shoqe e jet pa moter,
jet pa te mirat qe shtrohen ne sofer.
jet me te kendu qyqja ne voter. Jet pa mend e nuk mundesh me i gjet,
jet pa shpirt edhe jet pa jete, shka e mjellish oh e korr veté.


Edhe nje gja bié po te kshilloj, hatariné ty nuk ta duroj.
As nje qef ty sta pengoj, oh veq marriné nuk ta duroj.
Me qdo kendé me qu dashni, nuk ban mir e ske dobi.
Kur te vjen puna deri aty, gjeje nje, po burr zotni.
Mos te jet tjeter, por vetem djali i ri, t´jet i paster sikur ari.
Le te jet nje bir shqiptari, tjeter kané baba nuk ta do,
oh ndryshe baben e damton.


Ruju te keqes mos te bahet ves, me gjithkan mos me lidh bes.
Se i pa besi te mashtron, ta humb jeten per gjithmon.
Per shok te jetes dhe per gjithmon, nje shqiptar ta kisha dhané.
Qysh na thot kanuni i t´parit, ti e mer nje zog shqiptarit.
E ti kur nuk me merr ksi lloj, jeten time se ben loj.
Pak mahi e pak pernime, oh ja ka than do fjal me vendé.


Babes vet qika po ja kthen, i kan ra do pika lot.
Oh more babé ti mu shka me thé? Hala jam, po thot e re.
Kur t´me vjen koha per burr, pa qef ténd nuk martona kurr.
Nuk ta humbi ty fetyren, qysh t´me thujsh do ta kry detyren.
Ja ka dhan besen e zotit, oh ne toké i rané do pika te lotit.


Sa per mallshem po i thot Hasani, perhajr shkollen bijes ai ja bani.
I uroj shum dituri, u dané te knaqur babé dhe bié.
Deri ne fund ai i ndimoj, qdo deshir bijés ja plotcoj.
Vajza shkollen oh kur e kreu, babés vet shpinen ja ktheu.


Shkeli besen oh qe e pat dhané, shkeli babén dhe shkeli nané.
Shkeli mundin se ne drit e qiti,shkeli veten se nuk diti.
Me Doktor zemren e ngjiti,45 vjeqar, ishte i vjeter dhe beqar.
Tjeter kombé dhe tjeter faré, kater her ishte i martum,
katrat i hiken e lané te vetmum, kater gra i ka lan sokakéve,
o i ka leshu per mendje te madhe. Tash i erdh radha Hikmetés,
per me zgjedhj shoqe te jetes.
Né Aleksandrin u dashurue, leku i zi e ka mashtrue.
E mashtroj ai leku i zi, oh e murr Aleksandri edhe e qoj ne shpi.


Oh qysh kané thané e qysh kané kallxue,
Nana e veté e ka msitnue, e msitnoj ja humbi jeten,
humbi burrin dhe Hikmeten.
Aleksandri dhe Hikmetja jané pajtue, Sarajeven per me leshue
per me pshtu me faqe te bardhe, paskan shku ne qytetin Zar,
Dallmaci atje ne bregdeti, oh shkoj Hikmetja dhe shkoj Aleksi.


Kan gjet pun dhe kan gjet shtepi oh tu jetu per mrekulli
Kur mur vesh Hasan Fazlija, per tradhtin qe ja bani bija
si ti ra qielli permbi, si ta leshoj toka perfundi
lotet e ti rrejdhshin si ujt e lumit, ju kan keput shpresat e jetes
oh qysh Hikmetja lujti bese?


Fort merzit jish kané Symeri, oh nja dy fjal ja ka than ai i mjeri
Hajt bre bacé ti mos ki dert, se keté pun do ta nreqi veté.
Shkon Hasani tu mendue, tu ba plan e tu kujtue.
Ah me doktorin me luftu, a me te me u miqasu?
Me luftu spo lejon pushteti, oh me u miqasu ste lejon adeti!


Kur nje dité e dhezi kerrin, trup e trup e kaloj sherin.
Sarajeven e krejt qytetin, e la Bosnen dhe msyni detin.
Pak pa shku more ne bregdeté, u taku me nje shok te vet,
me Zeq Berishen esht takue, oh Hasan ku je tu shku?
Qe ne Zader po du me shku, atje bija me esht martu,
tash po shkoj me vizitu, me doktorin me u taku, athu mundet me me sheru
jam smu keq nga anemia, me ka smu dhrandi dhe me ka smu bija
tash po kesh Hasan Fazlija, oh jo prej qefit po nga merzija.


Hajd Hazan se me ty do te vi!
Oh nuk muj ty Zeq aty me te shti.
Besen Zeq ty pra po ta japé se ne shpi tané te kthej prapé,
po te baj be ne perendi oh ty po te mar veq me hek merzi.


Te dy shoket, more ne Zader kan hi.
Pasken shku ne nje Hotel me pi.
Shpejt e shpejt Zeqa u qu, te Aleksi paska shku.
I ka marr burr edhe gru, te Hasani i paska qu,
kur po i sheh Hasan Fazlija, ka po i vjen dhandri edhe bija,
e kan rrok do dridhme te kqija.
Ja ka lshu dhandrin nje sy, gjaku i ftyres ju ka nxi,
u merzit edhe e shikjoj bin, zort e barkut ju perzin.
Ja dha doren me pretes, shka me ke ba moj e pa bes,
ti me banen ke hi ne haké, qysh e more keté burr plak?
Ti me qite ne flaké te barotit, ka me te vra moj besa e Zotit.
Pasha até gjakun e Kastriotit, pasha trimin Skenerbe,
i pa besi nuk ka mem pre, me ke pre ti se te kam pas bi,
te ligit shpinen sja kam kthy, fol moj Hikmete qysh po thu,
oh e hupe veten dhe me hupe mu.

0 commenti:

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.